Nuk i dha rrogën dhe sigurimet, 37-vjeçari denoncon administratorin e Call Center. Policia i vihet pas

625
olicia e Tiranës ka nisur procedimin dhe ka shpallur në kërkim një shtetas italian, administrator i një Call Center, pasi nuk i ka dhënë rrogën dhe nuk i ka paguar sigurimet një punonjësi të tij.
Seksioni për krimin ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A. 51 vjeç, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center, në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë.
Policia po punohen për kapjen e G.A. i cili akuzohet për “mashtrim”, “fshehje e të ardhurave” dhe “punësim të paligjshëm”.
Sigal