‘Nuk e falim vrasësin e Agimit, i biri nuk e di ende që ka vdekur…’

487
Pasojat e vrasjes së tregtarit Agim Buci në Kamëz dhe terrorit që përjetuan fëmija e tij 6 vjeçar dhe e shoqja duket se do të jenë të rënda.
Vogëlushi që përjetoi tmerrin e grabitjes dhe pa babanë t’i vritej, ende nuk e di se ai ka vdekur. Familja është e shqetësuar për faktin se çfarë traume të dytë mund të përjetojë ai pasi i vogli po pret që i ati të dalë nga spitali, ku “po operohet”
Nga ana tjetër, Ferit Buci deklaron se nuk do t’i falin vrasësit. Ai i është drejtuar publikisht, babait të Vladimir Kurtit që të ta vrasë vetë të birin kriminel, jo të bëjë thirrje ta vrasë shteti. “Nëse ka rritur monstër dhe e dënon, atëherë le ta vrasë vetë. Këto akte i bëjnë vetëm terroristët. I ati ta çonte të birin në polici para se të vriste një familje. Dhe ai vetë të shkojë në burg se s’ka rritur fëmijë të mirë.”
Sigal