“Nuk e di a do ta fal”, u qëllua me sqepar nga burri, 56-vjeçarja: Kam frikë se do më vrasë

596
Sigal

E ka qëlluar pa mëshirë në rrugë dhe kalimtarët ia kanë hequr nga duart gruan me të cilën kishte 30 vite martesë dhe 3 vajza. Antoneta Myrtaj, 56 vjeçe përfundoi në spital me plagë të shumtë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Goditjet me sqepar të bashkëshortit, 65-vjeçarit Ferik Myrtaj mund të kishin qenë fatale dhe fati e ka shpëtuar.

Ajo ka rrëfyer se Feriku nisi ta godiste në mes të rrugës mbrëmjen e së dielës pasi
kishte pirë.

“Më shpëtuan kalimtarët. Iu luta që të mos më qëllonte. Kam frikë se do më vrasë, kur të dalë”, tregoi ajo, ndërkohë që ndihet e frikësuar se çfarë do ndodhë më pas mes saj dhe bashkëshortit.
Antoneta thotë se kanë tre vajza dhe burri që tashmë ndodhet pas hekurave iu ka thënë të bijave se ishte penduar.

Por edhe pas gjithë atyre vuajtjeve gruaja akoma pretendon ta falë bashkëshortin dhe nuk e di se çfarë do të bëjë. “Në rini më rrihte por e duroja por kjo e fundit i ka kapërcyer limitet”, tha 56-vjeçarja.