Njëri veç 14 vjeç, dy shqiptarë kapen me 15 kg kokainë në çantën e shkollës

515
Guardia di Finanza e Brescias ka arrestuar në flagrancë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve 14 vjeç dhe tjetri 24, të cilëve iu ka sekuestruar rreth 15 kilogramë kokainë.
Financierëve iu lindën dyshime nga fakti që 24-vjeçari, ndonëse jetonte në një zonë tjetër, kishte marrë me qira një garazh në lagjen “Fiumicello” në Brescia. Pas monitorimit për disa ditë, autoritetet ndërhynë dhe e ndaluan teksa doli nga garazhi, i shoqëruar nga një fëmijë.
Të dy ishin në makinë, ku Financierët dalluan një zarf shpenzimesh të vendosur në këmbët e minorenit, ku dalloheshin lehtësisht disa “bukë” droge, që rezultuan 6 kile kokainë.
Kontrollet që pasuan zbuluan edhe 9 kile drogë të tjera, në vendbanimin e 14-vjeçarit. Një pjesë e drogës, rreth 3 kile, ishte në çantën e shkollës, ku, në vend të librave, kishte edhe një peshore me precizion. Droga e gjetur do të kishte sjellë në treg mbi 4.5 milionë euro.
Nxënësi i ri kryente rolin e magazinierit dhe mbrojtësit që nuk binte në sy për mallin e të rritur. Ky i fundit u dërgua në qelitë e burgut Canton Mombello, ndërsa 14-vjeçari në institutin penal për të miturit Beçaria në Milano.
Sigal