Njëri hajdut motoçikletash, tjetri banesash, kush janë dy ‘skifterët’ e arrestuar sot në Elbasan

462
Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasi me inicialet R.P., pasi akuzohet për vjedhje të disa motoçikletave, ndërsa Nustret Alizoti, 27 vjeç, akuzohet se ka vjedhur bizhuteri në një banesë.
NJOFTIMI I POLICISE
Arrestohen dy shtetas për vjedhje.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë bërë arrestimin e shtetasit:
R.P, 16 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit A.B.
Gjithashtu po nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas është edhe autor i dy vjedhjeve të motoçikletave të ndodhura më parë, ku ka vjedhur motoçikletën në pronësi të shtetasit R.Ç dhe motoçikletën në pronësi të shtetasit G.A.
Sigal


31206497_423856101373565_3370824650413047808_n

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar motoçikletat e vjedhura.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan në lidhje me veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes kryer nga shtetasi Nustret Alizoti, 27 vjeç, person i kapur nga Policia e Vlorës për llogari të Elbasanit, si autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit A.Z, ku ka marrë bizhuteri floriri dhe një shumë lekësh rezultoi se:

Ky shtetas përveç vjedhjes së banesës së shtetasit A.Z, ka kryer edhe dy vjedhje banesash të tjera dhe konkretisht:

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Elbasan ka vjedhur banesën e shtetasit B.K, ku ka marrë 100.000 lekë.

Si dhe në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan ka vjedhur banesës së shtetasit A.K, i ku ka marrë 900.000 lekë.

Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit në mjetin në pronësi të tij i është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i ka kryer ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.