Njerëzit vdesin, shteti harxhon me miliona për të plagosurit, askush nuk ka përgjegjësi

558
Sigal

Aksidentet e përditshme, vdekjeprurëse dëshmojnë që rrugët janë të braktisura nga policia

Aksidentet e përditshme, të përplasjeve të motorëve nga makina, me pasoja vdekjeprurëse, që ndodhin në rrugët e Shqipërisë, dëshmojnë veç të tjerash, se, mungon tërësisht kontrolli dhe mbikëqyrja e policisë. Po të shqyrtosh shkaqet e aksidenteve, ato kanë të njëjtët emërues: Shpejtësia e madhe e automjeteve., parakalimi i gabuar, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur nga shoferi.  Njerëzit humbasin jetën, rrugëve në aksidentet, sepse  policia është e paaftë profesionalisht, që t’i parandalojë. Nga ana tjetër, shteti humbet miliona lekë, duke kuruar për një ndërkohë të gjatë të lënduarit e aksidenteve rrugore, pa llogaritur pastaj, edhe milionat që harxhojnë familjarët për t’u shërbyer njerëzve të vet të dëmtuar.  Si ka mundësi, që në asnjë rast, qoftë edhe flagrant, askush nga policia e shtetit të mos ndjejë kurrfarë përgjegjësie? Si ka mundësi, që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, por edhe vetë ministri i Brendshëm, të mos nxjerrë përgjegjësi për shkaqet e aksidenteve? Thjesht, policia rrugore është kthyer në një zyrë funerale,  duke na përcjellë kronikën e zezë  të vdekjeve nga aksidentet.  Kështu,  edhe dje, një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti automobilistik mbrëmjen e së hënës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kafaraj-Frakull, teksa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë. Burimet nga policia e Fierit bëjnë me dije se të aksidentuarit janë gjetur në rrugë nga një automjet i rastit nga, ku janë përcjellë  më pas për në spital. Sipas bluzave të bardha gruaja paraqitet jashtë rrezikut për jetën ndërsa burri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq, blutë e Fierit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar në aksin Burrel-Klos, ku një motor teksa udhëtonte në këtë aks rrugor ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Mariglen Lleshi, 23-vjeç.  Si pasojë e plagëve të rënda i aksuidentuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës së nevojshme shëndetësore. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Makina përplas kamionin në aksin Laç-Fushë Krujë, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Fushë Krujë. Sipas burimeve të policisë, mjeti tip “Benz” ka goditur nga mbrapa një kamion, nga ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit. Ndërkaq, i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore ,nga ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se shkak i aksidentit është bërë një tentative për parakalim nga ana e automjetit.