Një zjarr i përmasave të mëdha përfshin një apartament tek Zogu i Zi

512
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshurë një apartament në katin e tretë të një pallati pranë zonës së “Zogut të Zi” në kryeqytet.
Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites, ndërkohë që tre zjarrifëse po punojnë për vënien e nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë banorët e tjerë të pallatit mësohet se janë evakuar deri në vënien në kontroll të situatës.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë provokuar djegien e banesës, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Sigal