Një vit më parë vranë djalin në Maqellarë, sot eksploziv të atit në shtëpi

414
Sigal

Shtëpia e Gazmir Kosiqit në Maqellarë të Bulqizës është bërë obektiv i një atentati me eksploziv mëngjesin e sotëm.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia e Bulqizës dhe e Dibrës nuk kanë dhënë informacion per ngjarjen, duke e mbajtur te fshehur.

Gazmir Kosiqit në mars të 2018-ës i kanë ekzekutuar djalin 32 vjeçar, Elsi Kosiqin, në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë.

Për atë ngjarje ende nuk është arrestuar asnjë person, ndërsa Policia e klasifikoi si vrasje per larje hesapesh.