Një tjetër ngjarje e rëndë, 50-vjeçarja vetëvaret me shall në bodrumin e banesës

379
Sigal

Pas ngjarjes së rëndë në Korçë, ku 40-vjeçar vari dy fëmijët e mitur e më pas veten, një tjetër rast tronditës është regjistruar në kryeqytet. Një 50-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me shall brenda në bodrumin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Qelqit” në Tiranë. 50-vjeçarja Q.Xhaferaj u gjet e vetëvarur në bodrumin e banesës ku jetonte, nga familjarët e saj.

Mësohet se gruaja vuante prej kohësh nga depresioni, çka dyshohet se e ka çuar gruan drejt këtij veprimi të rëndë.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.