Një tjetër makinë Range Rover përplas për vdekje një 35-vjeçar

455
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku një automjet i tipit Range Rover ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me 35 vjeçarin që udhtonte me biçiklete dhe dy automjete të tjera tip golf.
Si pasojë e përplasjes, Ardjan Rika që udhëtonte me biçikletë ka pësuar plagë të rënda. Ai është dërguar menjëherë për në spital, por ka gjetur vdekjen rrugës.
Policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesit e Range Rover, A. Subashi.
Sigal