Një person gjendet i vdekur në rrugë

107

Është gjetur një person i vdekur në rrugë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Fier. Sipas njoftimeve paraprake zona ku është gjetur trupi i pajtë është në rrugën e spitalit

Viktima është e seksit mashkull. Bëhet e ditur se trupi i përket të moshuarit Hajdar Hazizi, 74 vjeç. Fillimisht viktima është gjetur nga banorë të zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

Por nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë identifikuar shenja dhune dhe për këtë shkak dyshohet se mund të jetë një vdekje natyrale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.