Një person digjet në uzinën e Ferrokromit në Elbasan, rëndë në spital

552
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Elbasanit ku një person ka përfunduar i plagosur rëndë në spital. Një punëtor është djegur gjatë orarit të punës në uzinës së Ferrokromit, duke marrë lëndime të shumta në trup. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosur ka mbetur punonjësi, 60 vjeç me inicialet Dh. R. Menjëherë pas incidentit të ndodhur në punë, punëtori është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Sigal