Një përdorues lëndësh narkotike, i vjedh regjisorit monitorin, s’e shet dot dhe ja kthen

624
Një përdorues lëndësh narkotike është deklaruar fajtor nga gjykata e Tiranës, pasi katër muaj më parë i ka vjedhur një monitor kamere, regjizorit Artan Malaj. Ky i fundit ka qenë duke xhiruar disa plane filmike së bashku me bashkëpuntorët e tij, në afërsi të Vilës “Veçhia” në Tiranë, kur shtetasi Redian Shushku ka shkuar në automjetin e regjizorit dhe prej andej ka arritur të marrë një monitor kamere. Autori është përdorues droge dhe këtë send e ka vjedhur me qëllimin e vetëm shitjen dhe më pas sigurimin e një shume financiare, me qëllim blerjen e lëndës narkotike.
Mirëpo në pamundësi për ta shitur, Redian Shushku, ka vendosur t’ia rikthejë sërish regjizorit Artan Malaj, falë ndërmjetësimit të një personi tjetër, që ishte i njohuri i përbashkët. Ndërmjetësi ka dorëzuar monitorin por nuk ka identifikuar personin se kush e kishte vjedhur. Për pasojë, policia gjyqësore ka nisur verifikimet ndaj këtij ndërmjetësimi dhe ka rezultuar se regjizori Artan Malaj ishte vjedhur nga një përdorues i lëndës narkotike që quhet Redian Shushku. Pas identifikimit ky i fundit është arrestuar.
Sigal