Një nga anëtarët e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ kapet në Pogradec

640
POGRADEC – Arrestohet një nga pjesëtarët e grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. 13 vjet pas pengmarrjes më të bujshme në Tiranë të një biznesmeni rom, policia e Pogradecit në bashkëpunim me RENEA-n vunë në pranga 43-vjeçarin Gentian Çaka, i dënuar në mungesë në vitin 2008 me burgim të përjetshëm. Prej vitesh me radhë, Çaka fshihe në një vilë dy katëshe në Pogradec, ndërsa këtë të premte u u realizua vënia e tij në pranga.
Në 29 gusht të vitit 2012, Çaka në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të veshur me uniforma të policisë morën peng biznesmenin e rrobave Halit Nazifi në këmbim të 1 milionë dollarëve që i kërkuan familjarëve për jetën e Nazifit.
Shumëkush mund të mbajë mend operacionin policor për lirimin e biznesmenit, ku dy ditë pas pengmarrjes, pasditen e 1 korrikut të vitit 2002 pati shkëmbim zjarri mes efektivëve dhe pengmarrësve në bulevardin “Zhan D’Ark” në kryeqytet. Si pasojë e të shtënave pengmarrësi Çaka mbeti i plagosur, ndërsa pengu Halit Nazifi u la i lirë mëngjesin e dy korrikut të 13 viteve më parë.
Pavarësisht se u shtrua në Spitalin Ushtarak për mjekimin e plagës së marrë, Gentian Caka mundit të arratisej përmes falsifikimit të emrit në regjistrin e urgjencës.
Gentian Caka ishte protagonist në pengmarrje së bashku me Kreshnik Spahinë, dy anëtarë të “Hakmarrjes për Drejtësi”, ndërsa Spahiu figuron ende në listën e personave të shpallur në kërkim.f
Sigal