Një makinë përmbyset në Grykë të Këlcyrës

Një makinë doli nga rruga dhe u përmbys në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës. Për pasojë dy persona u plagosen dhe u dërguan në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
Sipas policisë makina tip “Opel” doli nga rruga në segmentin Ura e Leklit – Këlcyrë.
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, policia po punon për zbardhjen e plotë të tij