Një krim i vërtetë ndodhi në Velipojë, banorët lajmërojnë me urgjencë policinë

546
Një skandal mjedisor sapo ka ndodhur në Velipojë ku një person me jetski raportohet të ketë hedhur një kafshë të ngordhur në mes të detit

Pushuesit në Velipojë të tmerruar kanë lajmëruar me urgjencë policinë, për të lëvizur nga deti një kafshë të ngordhur.

Sipas ”Shkodra News”, turistët kanë qenë të frikësuar pasi një person me jetski hodhi në det një trup, të cilin ata nuk po e kuptonin që ishte një kafshë e ngordhur. Të shokuar nga pamja në distancë dhe era e rëndë që po ndjenin turistët kanë vepruar.

Më pas një skaf i policisë kufitare është parë teksa komunikon me një barkë private e cila e ka tërhequr kafshën duke e larguar. Policia vazhdon hetimet për rastin.
Sigal