Një i vdekur dhe dy të plagosur në Universitetin e Tenesit në SHBA, bënë sherr pë zarat

454
Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë të shtënave me armë zjarrin në Kampusin Universitar në Tenesi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas policisë së Nashville, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale, kurse shkak mendohet të jetë një konflikt banal gjatë një loje me zara në oborrin e Kampusit Universitar.
Sipas informacioneve të Universitetit, personi që humbi jetën nuk ishte student, teksa policia nuk ka dhënë detaje për personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e qytetit, teksa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja vjen vetëm një jave kur tre persona u qëlluan me armë gjatë një festë pranë Kampusit Universitar të Tenesit.
Ngjarje të tilla janë shumë të përhapura në Shtetet e Bashkuara, ku të shtënat me armë në shkolla dhe Universitete kanë intensifikuar debatin e armëve në vend.
Më 1 tetor, një person i armatosur vrau nëntë veta në një kolegj në Oregon, ngjarje e konsideruar më e rënda në Shtetet e Bashkuara në dy vitet e fundit.
Sigal