Një dron mbi banesën e Ramës në Surrel, alarmohet policia

483
Garda e Republikës është vënë në alarm pasi një dron “misterioz” fluturonte mbi vilën e kryeministrit Edi Rama në periferi të Tiranës në Surrel…por në fakt bëhej fjalë vetëm për një ngatërresë të gardistëve që ruajnë shtëpinë e kreut të qeverisë.
Mediat mësojnë se mbi vilën e Ramës ka fluturuar një helikopter i ushtrisë i cili kryente stërvitje. Garda ka parë në distancë një dritë të kuqe duke u afruar dhe kanë ngritur menjëherë alarmin, duke angazhuar në patrullim dy helikoptërë. Kjo pasi menduan se mund të bëhej fjalë për ndonjë mjet fluturues të dyshimtë.
Por e gjithë kjo situatë u mbyll brenda një kohe shumë të shkuartër, pasi në pak minuta Garda mësoi se ishte një helikopter i ushtrisë që kryente stërvitje.
Sigal