Një asteroid më i madh se Piramida e Gizës po i afrohet tokës, ja data kur mbërrin

582
Sigal

Astreologët kanë e kanë bërë tashmë fakt të kryer se një asteroid gjigant, më i madh se piramida e Gizës, do të kalojë afër tokës javën e ardhshme me një shpejtësi prej 20 mijë milje në orë ose ndryshe 32 mijë e 400 km/h, citojnë mediat e huja NASA-n.

Sipas shkencëtarëve që studiojnë fenomenet kozmike asteroidi i emërtuar “2016 NF23” pritet të kalojë rreth tokës më datën 29 gusht.

Afërsia e tij me tokën do të jetë sa 13 herë distanca ndërmjet tokës dhe hënës, raporton edhe Daily Mail. Asteroidi thuhet se ka një madhësi dy herë më të madhe se një aeroplan Boeing 747.

Ky kalim i asteroidit konsiderohet si i rrezikshëm, megjithatë ende mbetet të shihet trajektorja e rënies së tij.