Një 15 vjeçare në Devoll vetëhelmohet me medikamente

469
Një vajzë e mitur në Devoll, ka pirë një grusht me medikamente për t’i dhënë fund jetës. 15- vjeçarja Xh.L., me banim në fshatin Përparimaj të Devollit është dërguar në spital në gjendje të rëndë nga familjarët e saj. Adoleshentja kishte pirë një grusht me paracetamol në tentativë për t’i dhënë fund jetës. Nga ndihma e dhënë nga bluzat e bardha, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Bazuar në hetimet e para të policisë dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushte depresioni, pasi sipas dëshmisë së familjarëve 15- vjeçarja kohëve të fundit kishte shfaqur shenja mërzie.
Sigal