Nisin prishjet në Fier, IKMT shemb një objekt 3- katësh

462
IKMT, ka nisur prishjet në rrugën Dervish Hekali, Fier. Puna ka nisur me shembjen e një objekti 3 katësh pranë shkollës “Andon Xoxa”. Objekti në fjalë është ndërtuar më shumë se 20 vite më parë. Ai përbëhej nga 12 zyra që përdoreshin për studio avokatie dhe për zhvillimin e kurseve të gjuhëve të huaja. Prishja e këtij objekti bëhet për të liruar hapësirat publike. Mësohet se nuk ka patur kundërshtime nga banorët për prishjen e këtij objekti.
Sigal