Nisin hetimet për vdekjen e tifozit në Vlorë

511
Policia e Vlorës ka nisur hetimet ngjarjen e shënuar mbrëmë në stadiumin “Flamurtari” ku një tifoz ra nga shkallët dhe humbi jetën. Policia ka pyetur deri tani 12 persona që janë efektivë por edhe dëshmitarë që kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur Mikel Selmanaj 30 vjeç humbi jetën. Mësohet gjithashtu se uniformat blu kanë sekuestruar edhe kamerat e stadiumit për të parë qartësisht se çka ndodhur mbrëmë. Një video e publikuar  tregon momentin se si një tifoz është shtyrë nga një efektiv policie pas mbarimit të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Kukësit, e luajtur në Vlorë. Tifozi është filmuar pa ndjenja në fundin e shkallëve dalëse të stadiumit. Ai shihet që transportohet më pas në furgonin e Policisë.
Sigal