Nis “stuhia”, sekuestrohet gomonia që transporton sasi të mëdha kanabis

381
Një gomone me gjatë rreth 10 metra është bllokuar dhe sekuestruar nga policia e Vlorës.

Mjeti u gjet në një magazinë në lagjen “24 Maji” në pronësi të 30 vjeçarit me iniciale G.M. Policia e Vlorës thotë së dyshohet se gomonia do përdorej për trafik të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Storm One” (Stuhia e parë) ka bërë të mundur sekuestrimin e gomones e modifikuar për të transportuar sasi të mëdha kanabisi si dhe për të përballuar dallgë detare deri në 8 ballë, sipas ekspertëve.

Forca të shumta policore të Delta Force, Policisë Kufitare dhe Drejtorisë së Qarkut po kontrollojnë zonën ku gjet gomonia.
Sigal