Nis nga Fieri goditja e parë e operacionit “Forca e ligjit”, 3 të arrestuar për drogë, vrasje e rrëmbime

550
Operacioni “Forca e ligjit” nis nga Fieri. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gent Mullai ka paralajmëruar se nga Fieri do të bëhet goditja e parë në kuadër të këtij operacioni.
Më pas ka dalë drejtori i Policisë që ka deklaruar se në kuadër të operacionit “Grand” u arrestuan 3 shtetas, anëtarë një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, vrasjeve e rrëmbimeve. Janë sekuestruar armë e lëndë narkotike. Të arrestuarit janë:
Kujtim Kuçi
Bashkim Ahmeto
Dritan Tusha
Gjithashtu policia ka sekuestruar asete dhe prona të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale e këtij grupi. Policia deklaroi se ky grup është përgjegjës për dhjetëra raste të trafikut të drogës, vrasje e rrëmbime.
Sigal