Nis faza e dytë e konkurimit për “Patrullë të Përgjithshme”, Policia e Shtetit njoftim të rëndësishëm

460
Sigal

Policia e Shtetit ka njoftuar nisjen e fazës së dytë të konkurimit për “Patrullë të Pergjithshme”. Në njoftimin e Policisë së Shtetit, shkruhet se testimi fizik i policëve ka nisur që nga data 05 nëntor.

Testimi fizik po zhvillohet në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, dhe do vijojnë deri më 14 Nëntor 2018.

Në testimin fizik marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër. Testimin fizik do ta kryejnë rreth  570 konkurentë, për 150 vende. Çdo ditë konkurojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurentë.

 Njoftimi i plotë 

Në vijim të zhvillimit të fazave të konkurimit, prej ditës së hënë më 05 nëntor ka nisur  testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.

Testimi fizik po zhvillohet në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, dhe do vijojnë deri më 14 Nëntor 2018. Në testimin fizik marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër. Testimin fizik do ta kryejnë rreth  570 konkurentë, për 150 vende. Çdo ditë konkurojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurentë. Akademia e Sigurisë ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve optimale për zhvllimin e testit fizik  ku deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problem.