Nipi aksidentoi gjyshen?! Ja e vërteta e tragjedisë në Berat

524
Një lajm tragjik ishte ai i vdekjes së një 56-vjeçareje në oborrin e banesës së saj pasi ishte përplasur nga një makinë.
Ajo që e bëri edhe më tragjike ishte fakti se sipas raportimeve paraprake, ishte nipi 5-vjeçar që kishte hipur në makinë pa e parë njeri dhe në një moment kishte bërë të mundur ndezjen e saj duke përfunduar edhe me fatin tragjik të vdekjes së gjyshes së tij. 
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Pobrat të Urës Vajgurore, por nga hetimet e kryera, policia njofton sot se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe se nipi nuk është përfshirë fare në këtë incident.
“D.H, vjeç 51, ndodhej në oborrin e banesës, kur automjeti tip “Benz” pronë e familjes, i parkuar, ka rrëshqitur dhe e ka përplasur në mur”, thotë policia.
Sigal