Ngjarjet e bujshme në Vlorë gjatë 2017-s

588
Vlora ka spikatur për ngjarje të tilla që në nisje të vitit 2017. Për nga intensiteti i ngjarjeve, qyteti i madh bregdetar, është identifikuar si qyteti i atentateve. Materiali i përgatitur i shpjegon ato në mënyrë kronologjike. Gjurmë që e bëjnë Vlorën qytetin e atentateve. Përgjakje rrugësh e bulevardesh. Pazare të pista, kryesisht të drogës kanë vendosur për fatin e shumë viktimave, gjashtë nga ata të vrarë në vend. 11 të tjerë janë gjymtuar. Mes tyre një fëmijë 8 vjeçar u plagos. Pesë automjete u shkrumbuan. Nga nisja e vitit 2017, u regjistruan 15 ngjarje të rënda. Disa me armë zjarri dhe disa me shpërthime tritoli. 

-29 janar 2017, një makinë u hodh në erë në lagjen “Pavarësia”. 
-9 shkurt 2017, një 28-vjeçar u shënjestrua dhe u plagos në atentat. 
-28 shkurt 2017, në Llakatund të Vlorës qëllohet me breshëri kallshnikovi një 52-vjeçar. Për vrasjen e tij nuk ka asnjë person në pranga. 
-10 prill 2017, Elidon Mehmeti 35 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba kallashnikovi në zonën e Skelës. 
-20 prill 2017, Ergys Gjioveshaj u vra me armë zjarri në ambientet e bar “Fiks-fare“, si dhe u plagosën katër persona të tjerë. 
-24 maj 2017, ekzekutohet pronari i një televizioni lokal. I vrarë mbeti edhe drejtori i OSHEE të vlorës Roland Saliu. 
-26 qershor 2017, Fatjon Sinanaj 40 vjeç, u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij. 
-29 korrik 2017, Renato Omeri u ekzekutua me armë zjarri në afërsi të lokalit të familjes së tij, në “Lungomare”.
– 01 tetor 2017, Ferdinand Llanaj, 39 vjeç, i biri 8-vjeçar dhe daja i tij, Dritan Begaj 50 vjeç, u plagosën me breshëri kallashnikovi kur makina me të cilin po lëviznin sapo doli nga një pikë karburanti. 
-23 tetor 2017, makina e Gëzim Dervishit u përfshi nga flakët në lagjen “Partizani”, pranë bashkisë së qytetit të Vlorës. 
-10 tetor 2017, makina e Vejushe Dalipaj u hodh në erë me tritol mëngjesin e 10 tetorit në lagjen “Uji i ftohtë”. 
-27 nëntor 2017, një “Jeep” u hodh në erë me 500 gr tritol në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit. Atentati ishte i telekomanduar dhe 25-vjeçari Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni u plagos rëndë. 
Sigal