Ngjarje tronditëse në Sarandë! Në ashensorin e pallatit gjendet një trup i karbonizuar

662
Një ngjarje me të vërtetë e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Sarandës, një trup plotësisht i djegur është gjetur në brendësi të kabinës së ashensorit në një godinë ende në ndërtim pranë lagjes nr4.
Policia bën me dije se trupi i të vdekurit është karbonizuar. Efektivët dyshojnë se viktima është shtetasi me inicialet A.P, 58 vjeçar.
Nga dyshimet paraprake mësohet se mund të kemi të bëjmë me një rast të vetëvrasjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brëndësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.
Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brëndësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.
Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal