Ngjarje kriminale në Tiranë! 32 vjeçari gjendet i plagosur në makinë, ndërron jetë në spital

540
Një ngjarje kriminale ende e pazbardhur ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku një 32 vjeçar me inicialet E.B është gjetur nga policia i plagosur me armë zjarri brenda makinës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Musaraj”. Fatkeqësisht i riu është dërguar menjëherë në spital por ka humbur jetën.
Ndërkohë, njofton policia, një tjetër person ka shkuar në spital me një plagë në shpatull. Plaga është shkaktuar nga një armë zjarri. Shtetasi me inicialet M.D, 27 vjeçar, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur tashmë hetimet për të kapur autorët dhe për të zbardhur ngjarjen.
Informacion paraprak
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sigal