Ngjarje e rëndë/ Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje këmbësorin

390
Sigal

Një person
ka humbur jetën në një aksident të ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes sotme në
aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një automjet ka përplasur për vdekje një
person.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur
“Vrakë”. Sipas policisë, automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin
Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë
vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i
paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit
të policisë Malësi e Madhe. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta