Ngjarje e rëndë, përdhunon 14-vjeçarin shqiptar, arrestohet 31 vjeçari nga…

47

Policia greke ka arrestuar një 31-vjeçar pakistanez pasi akuzohet se ka përdhunuar një 14-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sofiko Korinthias, ku nëna e shqiptarit ia kishte besur në punë djalin e saj 31 vjeçarit.

Siç raportojnë mediat helene, gruaja jetonte në Megara, një qytet historik në zonën e Atikës. Ajo e dinte që 31-vjeçari pakistanez punonte në një biznes që punësonte të huaj dhe i kërkoi atij që të merrte edhe djalin e saj 14-vjeçar për të bërë punë sezonale

Por në të gëdhirë të së premtes që shkoi, i mituri i tha të ëmës që pakistanezi e kishte përdhunuar në shtëpinë ku ata jetonin.

Menjëherë nëna shkoi në Korint ku bëri edhe denoncimin. Si pjesë e hetimeve, fëmija iu nënshtrua edhe një egzaminimi mjeko-ligjor, i cili arriti në përfundimin se fëmija kishte shenja përdhunimi.

Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur nëse i akuzuari ka qenë apo jo më parë i përfshirë, por gjithashu nëse persona të tjerë të punësuar në këtë biznes janë të ligjshëm dhe në çfarë kushtesh punojnë.