Ngjarje e rëndë në Vlorë, 6-vjeçari vret me armë motrën 1 vjeç

41
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë. Një 6-vjeçar ka vrarë me armë zjarri  motrën 1 vjeç. Tragjedia ka ndodhur në fshatin e Jalës, teksa dy vogëlushët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se 6-vjeçari kishte marr çiften që kishin në shtëpi. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.