Ngjarje e rëndë në Vlorë, 39- vjeçarja gjendet e vetëvarur

401
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Velçë, bashkia Selenicë, aty ku është gjetur e vetëvarur me litar një 39 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.

“Paraprak – Në orën 10:15, në fshatin Velçë, Njësia Administratibe Brataj, Bashkia Selenicë është gjetur e vetëvarur me litarë shtetësia E.T., 39 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth 200 metra larg banesës, ku 39 vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj në kasollën e bagëtive, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave”, njofton policia.