Ngjarje e rëndë në Tiranë, pi fostoksinë, humb jetën në spital

124

Gjatë ditës së djeshme një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Shtetasi me inicialet P.D., është dërguar me urgjencë në spital, ku për pasojë ka ndërruar edhe jetë.

“Më datë 19.06.2018, në spital ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte konsumuar fostoksinë në banesë, shtetasi P.D., vjeç 53, banues në Kamëz, i cili rreth orës 08:00, ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.