Ngjarje e rëndë në Tepelenë/ Po kalonin lumin, i rrëmben rrjedha e Vjosës. Vdes një grua, tjetra në spital

503
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Tepelena. Një grua ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër është dërguar me urgjence në spital, pasi teksa kalonin lumin i rrëmbeu rrjedha.

Në informacionin paraprak, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot.

“Shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit. Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë”- bën me dije policia

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.