Ngjarje e rëndë në Korçë, 30 vjeçari gjendet i vetëvarur

472
Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Shqipëri, këtë herë në Korçë.
Mësohet se një 30 vjeçar nga fshati Libonik i bashkisë Maliq i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Shtetasi me iniciale E.L u gjend i varur nga familjaret e tij në stallën e bagëtive.
Express mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Qesaratë në periferi të qytezës së Maliqit.
30 vjeçari prej kohësh vuante nga depresioni, ndërsa kishte probleme të theksuara edhe me alkoolin.
Sigal