Ngjarje e rëndë/ Burri vret gruan me thikë në Kuçovë

505
Sigal

Kushtet e vështira ekonomike duket të kenë qenë shkaku i një krimi brenda familjes në Drizë të Kuçovës. Rreth orës 1 pas mesnate, Rruzhdi Luzi vrau me thikën e bukës, gruan e tij 49-vjeçare. Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ndodhur për motive xhelozie, por familjarët e çiftit hedhin poshtë këtë gjë.

Të tronditur nga ngjarja e ndodhur, të afërmit e Rruzhdi Luzit thonë se çifti kishte probleme të mëdha ekonomikë, pasi të dy burrë e grua ishin të papunë, dhe të ardhurat i siguronin nga kultivimi i ullinjve.

Mësohet se tre fëmijët e çiftit ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

“Pasi e vrau gruan e njoftoi vetë policinë. Fëmijët janë zgjuar kur ka ardhur policia”, thotë të afërmit e tyre.

Sakaq, policia e Kuçovës ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.