Ngjarja tek “Don Bosko”, arrestohen 3 të dyshuar

426
Vetëm 24 orë pas plagosjes së 29-vjeçares, Rezarta Lakrori në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar 3 autorët e dyshuar. Sipas burimeve nga Policia janë vënë në pranga shtetasit Kreshnik Budlla, 41 vjec, Rinald Budlla,27 vjec, Alfred Levani, 42 vjec. Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale SH.H., 38 vjeç.
Ngjarja
Shtetasit Kreshnik Budlla, Rinald Budlla, Alfred Levani dhe Sh.H, ditën e djeshme më datë 17.07.2015, në rrugën “Muzakët” në verandën e një lokali dyshohen se kanë shkëmbyer zjarr me dy persona ende të pa identifikuar, ku si rezultat ka ngelur e plagosur shtetasja R.L, 29 vjec e cila kishte qënë rastësisht në këtë lokal me bashkëshortin dhe fëmijen e saj, e cila është transportuar pranë Spitalit Universitar të Traumës, Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes me cilësinë provës materiale janë sekuestruar 12 gëzhoja arme zjarri, 1 fisheke arme zjarri e pa goditur, një predhë arme zjarri. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Sigal