Ngjarja te “Shkëmbi Kavajës, arrestohet 44 vjeçari, shpallet një tjetër në kërkim

469
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, në vendin e quajtur”Shkëmbi i Kavajës”, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas veprimeve hetimore kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Drazhi 44 vjeç, banues në Durrës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ky shtetas ka tentuar të vrasë më armë zjarri shtetasin A.B.21 vjeç, banues në Shënavlash Durrës. Nga kqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të shtetasit A.B. janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.
Mësohet gjithashtu se policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në vendngjarje një gëzhojë kalibër 9 mm, një predhë kalibër 9 mm e deformuar, një pistolete kalibër 9 mm dhe një krëhër me 9 fishekë. 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se edhe shtetasi A.B. ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal