Ngjarja në Vlorë, flet dëshmitari okular

480
Një dëshmitar okular ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Vlorë ku si pasojë ka humbur jetën 33-vjeçari Ergys Gjioveshaj dhe janë plagosur tre persona të tjerë.

“Dy persona u futën në lokal dhe filluan që të gjuanin me armë zjarri, në lokal po luhej muzikë ‘live’”, ka thënë dëshmitari.

Një nga të plagosurit dyshohet që të jetë muzikant. Midis të plagosurve është edhe një femër.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur “Fiks Fare”. Sipas të dhënave paraprake njëri nga të plagosurit është qëlluar në parkimin e lokalit
Sigal