Ngjarja në Shkozet të Durrësit, policia arreston dy persona

500
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24.07.2015 në një pikë servisi në Shkozet,Durrës ku u plagos me armë zjarri një shtetas,Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar,të cilët janë vëllezër:
•Endri Lushaku 20 vjeç,banues në Shkozet dhe
•S.L.16 vjeç,banues në Shkozet.
Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi:
•Xh.P.19 vjeç, banues në Rrashbull,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjajre kanë shkuar Forcat e Policisë të cilët kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta,si rezultat i një konflikti të mëparshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim parashikuar në nenet 76,278,22 dhe 25 të Kodit Penal. 
Sigal