Ngjarja e rëndë në Tiranë, ky është 20 vjeçari që u godit me thikë nga i ati, shkak...

Zbulohet identiteti i plotë i 20-vjeçarit të plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në rrugën “Behlul Hatibi”, në Tiranë.
Olsi Çika ndodhet ende i shtruar në spital, pasi mbrëmë rreth orës 20:35 të mbrëmjes u godit me thikë nga i ati, Bujar Çika. Deri më tani mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri të fortë në banesën e tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur te rruga “Behlul Hatibi”, në Tiranë. Policia bën të ditur se 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika.



Informacion paraprak

Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.