Ngjarja e rëndë, i riu qëllon veten me thikë në banesë

470
Një i ri është qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:25, në lagjen “L. Malo” Delvinë.

Sipas policisë i riu dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës në banesën e tij, shtetasi A. H., 20 vjeç.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është nisur me Helikopter në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Dyshohet se personi ka vepruar ne kushtet e depresionit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin.
Sigal