Ngjarja e Laçit, Cali paraqitet në Gjykatën e Lartë, pritet dhe Prenga

415
TIRANE – Gjergj Cali është paraqitur në Gjykatën e Lartë ku pritet të vendoset masa e sigurisë për të në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Laç. Pas tij pritet që në orën 12:00 të mbërrijë edhe deputeti i qarkut të Lezhës Armando Prenga, i cili dyshohet se është përfshirë në përleshjen me anëtarët e fisit Cali, sherr ky i nisur kohë më parë për tenderin që i jep vëllait të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut.
Dosja “Prenga” ndodhet në GJykatën e Lartë për shkak të postit të deputetit që ai mban. Ashtu sikurse ndodhi edhe në dosjen “Doshi” ku i përfshirë ishte dhe Durim Bami, edhe hetimet për Gjergj Calin pritet të zhvillohen në dosje të ndarë nga deputeti Prenga.
Deputeti Prenga për të cilin të enjten Kuvendi votoi unanimisht për t;i hequr imunitetin, akuzohet zyrtarishtnga Prokuroria e Përgjithshme për tre akuza, armëmbajtje pa leje, plagosje e rëndë me dashje dhe kanosje. Më 5 shtator pak pas mesnate mbetën të plagosur 7 persona si pasojë e një përleshjeje mes dy fiseve para ambientit të komisariatit, konflikt i cili më herët kishte nisur në bizneset e dy familjeve në Luginën e Patokut.  
Sigal