Ngacmonte seksualisht në arrensorin e pallatit 44-vjeçaren, arrestohet 71-vjeçari

409
I moshuari ngacmonte seksualisht si dhe përndiqte në mënyrë të përsëritur 44 vjeçaren. Dje policia ka arrestuar 71 vjeçarin Bashkim. A banues në Tiranë. Në rrugën “Muhamed Deliu”, në ashensorin e pallatit ka ngacmuar seksualisht si dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur shtetasen E. L., 44 vjeçe, banues në Tiranë” informon policia. Arrestimi i tij është kryer parashikuar nga Nenet 108/a dhe121/a të Kodit Penal. Ne Peqin- Ndërkohë specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Peqin, më 24 maj bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Jonuz Hyra, 24 vjeç, banues në fshatin Drangaj Peqin. “Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, gjatë ditë pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen L.K, 46 vjeçe, banuese në fshatin Drangaj Peqin”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal.
Sigal