Ngacmoi seksualisht 22-vjeçaren, arrestohet i riu në Pogradec

411
I riu ngacmon seksualisht 22-vjeçaren, arrestohet nga Policia e Pogradecit. Denoncimi është bërë një ditë më parë nga shtetasja, R.C., banues në Gështenjas të Pogradecit.
Gjatë dëshmisë së saj, ajo ka thënë përpara grupit hetimor se Qani Dushku, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, e ka ngacmuar në banesën e saj. Vajza pretendon se njihej prej kohësh me Dushkun dhe nuk e ka pritur një akt të tillë. Pas marrjes së kallëzimit, policia arrestoi të riun për veprën penale të ngacmimit seksual.
Sigal