Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në tren, Britania dëbon shqiptarin

501
Një shtetas shqiptar që sulmoi seksualisht një 19-vjeçare në një tren në Londër, do të deportohet nga Britania e Madhe. Besnik Ferizolli, 21, e afroi pranë vetes 19-vjeçaren në platformën e stacionit Northëood gjatë muajit tetor, para se të fillonte ta puthte, njofton policia britanike. Ai e ndoqi atë në tren dhe ul afër saj. Filloi duke e puthur sërish dhe i kërkoi numrin e telefonit.

Ferizolli vazhdoi ta ngacmonte gjatë gjithë rrugës vajzën përpara se të linte trenin në stacionin “Harroë-on-the-Hill” në Londër, tha zëdhënësi i policisë. 21-vjeçari shqiptar e pranoi sulmin dhe gjykata vendosi ta kthejë atë mbrapsht në Shqipëri. Ai do të vendoset në regjistrin e abuzuesve seksualë për 7 vjet. Gjyqtari Matt Nolan tha: “Ferizolli vuri vajzën në siklet dhe në situatë aspak të rehatshme. Ajo thjesht po ndiqte rrugën e saj të përditshme drejt shtëpisë. Askush nuk duhet të udhëtojë i frikësuar në rrjetin e transportit public. Jam i kënaqur që vajza pati kurajon të raportonte në polici ngjarjen”.
Sigal