Nga Shqipëria në Greqi me furgonin me 200 kg drogë, 2 në pranga

520
Sigal

 Policia greke ka sekuestruar 200 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në rrugën rurale Filat-Keramitsa në Igumenicë.

Autoritetet helene ndaluan një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër. Në brendësi të tij ndodheshin plot 198 kg 980 gram marijuanë si dhe 69 gram hashash çokollatë.

Gjithashtu është ndaluar dhe një mjet i dyte autoveturë që kontrollonte rrugen. Në pranga përfunduan dy drejtuesit e mjeteve, shtetas grekë të moshës 60 dhe 51-vjeç

Policia po punon për zbulimin e kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë lidhur me ngjarjen.