Nga përdhumi tek goditjet me gurë, si mbahej shqiptarja skllave prej burrit dhe vjehrrit në Itali

739
Sigal

Një grua shqiptare pas 10 vitesh duke jetuar si skllave ka mundur të shpëtojë nga bashkëshorti dhe prindërit e tij, me të cilët jetonte në Varese të Italisë.

“Giornale.it” tregon historinë e dhimshme të shqiptares e cila vuante abuzime seksuale e dhunë fizike të përditshme.

Sipas karabinierëve të “Busto Asizios” në Varese, bashkëshorti e kërëncënonte me vdekje atë dhe fëmijët, me ndihmën e prindërve të tij.

Vjehrri dhe vjehrra detyronin nipërit të qëllonin nënën e tyre me gura edhe kur ajo ishte shtatzënë. Situata u bë aq e padurueshme derisa një mik e bindi të shkonte në polici.

Karabinierët vepruan menjëherë duke arrestuar bashkëshortin, gjithashtu shqiptar, si dhe ndalimin e prindërve të tij t’i afroheshin asaj dhe fëmijëve.

Pas hetimeve, autoritetet italiane zbuluan se shqiptaren nuk e lejonin të mbante as telefon.