Nga Durrësi shkojnë në Tropojë dhe grabisin me dhunë e lidhin dy të moshuar. Ja emrat

481
Policia e Tropojës ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se janë autor të një vjedhje me dhunë në fshatin Dunish e cila ka ndodhur në 24 janar të këtij viti.

“Më datë 9 qershor 2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për personat e shpallur në kërkim Rifat Dunisha, 28 vjeç dhe Junik Hasanaj, 22 vjeç, të dy banues në Durrës”, sqaron policia lokale.

Sipas policisë këta dy të rinj në datë 24 janar 2017, në bashkëpunim edhe me B. Dunisha, 18 vjeç, banues në Durrës, dyshohen si autorët e vjedhjes me dhunë, në banesën e qytetarit me inicialet Z. D., banues në fshatin Dunish, ku i kanë lidhur dy të moshuarit që jetonin vetëm në banesë.
Sigal